“Lufta” e Kosovës dhe shpresa te Rusia, kryetema në mediat serbe

Prishtinë | 29 Mar 2018 | 09:32 | Nga

Gazetat e Beogradit të ditës së sotme, e enjte 29 mars, në ballina më së shumti shkruajnë për Kosovën dhe për reagimin e kryetarit të Rusisë Vladimir Putin për zhvillimet në Kosovë.

Me titullin “Kush e nguc Serbinë, e ka sulmuar Rusinë”, gazeta “alo” shkruan për bisedën e kryetarit serb Aleksandar Vuçiq me kryetarin e Rusisë Vladimir Putin për ngjarjet në veri të Kosovës.

Duke reaguar për këto ngjarje dhe daljen e Listës Serbe nga Qeveria e Kuvendi i Kosovës, Blic shkruan në tekstin “Si t’i mundim tensionet në Kosovë”.

“Veçernej novosti”me titullin “Serbia për Rusinë është më e rëndësishmja në Europë”, flet për ngjarjet e fundit në Kosovë.

Danas ka disa tekste lidhur me bisedimet për Kosovën, rrëfimin Nenad Rikalos i cili thotë se s’i ka ndihmuar gjë që është ministër pasi është lënduar gjatë aksionit policor në Mitrovicë dhe një vështrim rreth raporteve Thaçi – Haradinaj, raport që në gazetë cilësohen “luftë e fshehtë” e tyre .

Me titullin “CIA ka lajmëruar: Vuçiq nuk tallet, e dërgon ushtrinë e Kosovë”, Informer thotë se liderët e Kosovës kanë marrë paralajmërimin se kryetari serb Vuçiq ka vendosur që me të gjitha forcat të mbrojë serbët dhe se për këtë arsye amerikanët kanë “urdhëruar” ROSU-n të tërhiqet e Gjuriqi të lirohet.

Kurir lidhur me bisedën Vuçqi – Putoin shkruan në tekstin “Kush e sulmon Serbinë, e ka sulmuar Rusinë”.

Gazeta Politika citon Putinin të ketë thënë se Serbia është partneri kryesor i Rusisë në Europë.

Ditorja Srpski telegrame titullin “Rusia ka zbuluar planin e CIA-s për Kosovën” thotë se ekziston skenari për dëbimin e serbëve nga veriu i Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme