Lufta e princave të shteteve arabe

Prishtinë | 09 Nën 2019 | 11:25 | Nga Ekonomia Online

Në vitet e fundit, një brez i ri princash kanë ardhur në majën e pushtetit në monarkitë me pasurinë më të madhe të fituar nga prodhimi i naftës: Arabia Saudite, Katari dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Përderisa pararendësit e tyre kishin ruajtur marrëdhëniet miqësore ndërmjet tri shteteve, princat e sotëm janë kthyer në rivalë të hasmëruar, duke u matur se cili po fiton kundër tjetrit në ngjarje sportive e kulturore, raporton France24, përcjell Koha.net. Dhe rivaliteti i tyre i madh mund ta kërcënojë rajonin tashmë të destabilizuar për vite me radhë.

Rajoni i Lindjes së Mesme po kalon nëpër konflikte dhe trazira të njëpasnjëshme dekadën e fundit, sidomos pas Pranverës Arabe që nisi më 2011 në Tunizi për të vazhduar pastaj në vendet e tjera të rajonit të Afrikës Veriore dhe Lindjes së Mesme.

Ndërmjet viteve 2013 dhe 2015, këta princa nisën të qeverisnin monarkitë e Gjirit: Tamin Al-Thani në Katar, Mohammed Bin Salman në Arabinë Saudite dhe Mohammed Bin Zayed në Abu Dabi. Sunduesit, të cilët hyjnë në kategorinë e njerëzve më të pasur dhe më të fuqishëm në botë, menjëherë imponuan stile më të dhunshme të sundimit. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme