Ibn Battuta, hulumtuesi arab, udhëtari më i madh i botës islame

Prishtinë | 24 Shk 2017 | 13:17 | Nga

Ibn battuta lindur në Tangeri, në Marocco, nga një familje vendase berbera, udhëtimin e tij e filloi në 1325, në moshën njëzet e një vjeçare, duke lënë vendin e tij në drejtim të Mecca, ku dhe mbaroi studimet e kohës.

Udhëtimin tjetër e vazhdoi në drejtim të Aden, në Yemen, dhe më vonë në Kenya, për të vazhduar udhëtimin në drejtimin të Indisë, duke kaluar nga Siria, Russia dhe Afghanistan, duke arritur në Delhi. I Sapo ardhur në qytetin indian, emertohet jurist nga Sulltani , i cili në vazhdim e burgos per tradhëti.

Më vonë sulltani ndërron mendim, dhe vendos ta largojë Ibn Battuta për në Kinë duke e emëruar ambasador, gjatë udhëtimit për në Kinë karvani me të cilin udhëtonte u sulmua, dhe udhëtimi dështoi. Në vazhdim do të udhëtonte me një anije, që u mbyt në afërsi të Kalkutës.Në vitin 1349 u kthye në vendlindje, por menjëherë shkoi në Mali, ku qëndroi rreth shtatë muaj në Timbuctu në udhëtimin e kthimit vizitoi edhe fiset Tuareg të Saharasë, në vitin 1354, mbërrin në Marok, në Sigilmassa. Sipas burimeve arabe kaloi vitet e fundit të jetës, duke punuar si gjyqtarë, në afërsi të Fez. Ai ju perkushtua per dy vjet shkrimit të kujtime të udhëtimit, me ndihmën e poetit andaluso Ibn Juzayy. Titulli i njohur i veprës së tij është Riḥla , që do të thotë “Udhëtim”,

Për rëndësinë e udhëtimit, eksplorimet, hapësirat gjeografike, kulturat e ndryshme që vizitoi, konsiderohet si udhëtari më i madh i botës islme.

Udhëtimi është edhe përshkrim i realitetit social dhe besimit fetar islam në atë periudhë kohe.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme