Ministria e Kulturës dhe Turizmit ka njoftuar se janë hapur thirrjet për mobilitet në kuadër të Programit Evropian “Evropa Kreative”, të dedikuara për artistët dhe profesionistët e kulturës.
Evropa Kreative hap thirrjet e reja për artistët dhe profesionistët e kulturës

Përmes këtyre thirrjeve, artistët dhe profesionistët e fushës së kulturës kanë mundësi të realizojnë përvoja të reja profesionale, të krijojnë kontakte dhe të zhvillojnë bashkëpunime ndërkombëtare.
Ministria i ka ftuar të interesuarit që të shfrytëzojnë këtë mundësi dhe të aplikojnë në thirrjet e hapura.
Ndërkohë, Desku i Evropës Kreative në Kosovë do të organizojë edhe sesione informuese, përmes të cilave aplikuesit potencialë do të mund të marrin më shumë informacione rreth procedurave dhe mundësive të aplikimit.
Thirrjet mund t’i gjeni në këto lidhje:

















