Ekonomia Online
FUNDIT

Kurti pritet në takim nga përfaqësues të Komitetit për Çështje të Bashkimit Evropian

Kurti pritet në takim nga përfaqësues të Komitetit për Çështje të Bashkimit Evropian

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, është pritur në takim në Houses of the Oireachtas (Parlamentin e Republikës së Irlandës) nga përfaqësues të Komitetit për Çështje të Bashkimit Evropian.

Pjesë e takimit ishin kryesuesi Barry Ward, anëtari Rúairí Ó Murchú, sekretari Ivan Farmer, si dhe drejtori për Zgjerim dhe Njësinë për Evropën Juglindore i BE-së, Frank Smyth.

"Që rrugëtimi zyrtar i Republikës së Kosovës drejt BE-së, nëpërmjet marrjes së statusit të vendit kandidat dhe hapjes së negociatave për anëtarësim, të mos vonohet edhe më tej, është thelbësore që Këshilli të kërkojë mendim nga Komisioni për aplikimin e dorëzuar në dhjetor të vitit 2022", tha kryeministri Kurti.

Për Kosovën, tha kryeministri Kurti, procesi nuk është më pak i rëndësishëm se arritja në cak, sepse me përmbushjen e reformave përveçqë lëvizim përpara në rrugën evropiane, përfitojnë qytetarët dhe forcohemi si shtet.

Kryeministri Kurti tha se populli i Kosovës është mirënjohës për mbështetjen dhe kontributin e vazhdueshëm të Irlandës për Republikën tonë, që nga strehimi i refugjatëve e pjesëmarrja në kuadër të KFOR-it.

Të ngjashme