Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitë tjera relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, ka realizuar me sukses një ekstradim nga Italia për në Kosovë.
Ekstradohet nga Italia në Kosovë një person që ndihmoi të dyshuarit për v’rasje

Sot është ekstraduar nga Italia për në Kosovë shtetasi i Kosovës, pasi që i njëjti kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Republikës së Kosovës, i përfshirë në veprën penale të dhënies së ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale të vrasjes.
Pas ekstradimit i dyshuari iu dorëzua njësiteve përkatëse të policisë DRP Prishtinë për procedura të mëtutjeshme ligjore.
“Policia e Kosovës do të vazhdojë me shkëmbimin e informacioneve me institucionet vendore, shtetet dhe organizatat ndërkombëtare me qëllim të parandalimit, hetimit dhe zbulimit të aktiviteteve kriminale që ndërlidhen me hetimin e kryesve të veprave penale, si dhe aktivitete tjera në gjurmimin, kapjen-arrestimin e personave dhe grupeve kriminale” thuhet në njoftimin e policisë.

















