Lufta e të burgosurve me virusin

Prishtinë | 02 Gus 2020 | 10:30 | Nga Ekonomia Online

Burgu shtetëror i Kalifornisë në San Quentin kishte zero raste me koronavirus, derisa një transferim i të burgosurve në maj shpërndau një shpërthim nga më të këqijtë në vend e botë. Tani autoritetet janë duke u përpjekur ta ndalojnë atë

Në një mëngjes të zakonshëm, Jack Walteri, 54 vjeç, fillon ditën duke dalë për ecje në oborr. Në urgun shtetëror në San Quentin, ai dhe përafërsisht 3.500 të burgosur të tjerë ndajnë hapësirën e përbashkët jashtë.

“Katër xhiro i bie gati një milje”, tha Jack. “Unë eci rreth 3 milje dhe flas me miqtë e mi”. Pas një kohe të shkurtër, Jack fillon punën e tij në kantinë, një privilegj që e ka fituar gjatë 24 vjetëve prapa grilave.

Edhe pas shpërthimit të koronavirusit në Kaliforni gjatë kësaj pranvere, rutina e Jackut vazhdoi të mbetej e njëjta, e pandryshuar. Pavarësisht nga frika se virusi mund të shpërndahet në burgje, May San Quentin nuk kishte raste të lajmëruara. Por në ditët e fundit të muajit, 121 të burgosur nga Instituti i Burrave në Chino – pastaj në thundrat e vetë tragjedisë – ishin transferuar në San Quentin. Shumë burra nuk ishin testuar javë para shpërnguljes, shteti më vonë e pranoi dhe transferimi shkaktoi shpërthimin, i cili përfshiu më shumë se një të tretat e të burgosurve në San Quentin.

Të ngjashme