Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) ju organizon konferencën për media që me temë “Lufta kundër pastrimit të parave dhe konfiskimit të aseteve të fituara në mënyrë të kundërligjshme: Ku qëndron Kosova?”.
“Lufta kundër pastrimit të parave dhe konfiskimit të aseteve të fituara në mënyrë të kundërligjshme janë elemente kryesore në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar. Prandaj, përkushtimi dhe fokusi i institucioneve të sistemit të drejtësisë në Kosovë duhet të jetë në trajtimin sa më efikas të kësaj dukurie. Mungesa e konfiskimit të aseteve të fituara në mënyrë të kundërligjshme, kryesisht përmes pastrimit të parave tregon mungesën e profesionalizmit gjatë trajtimit të këtyre rasteve nga ana e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PRSK) dhe gjykatave në Kosovë”, thuhet në njoftimin e GLPS-së.
Në këtë konferencë, GLPS do shpalos të gjeturat e analizës të titulluar “Lufta kundër pastrimit të parave dhe konfiskimit të aseteve të fituara në mënyrë të kundërlgjshme: Një relfektim i gjendjes aktuale“. Të gjeturat e analizës do të fokusohen në disa nga mangësitë e PRSK-së dhe gjykatave në trajtimin e rasteve të pastrimit të parasë në Kosovë. Për më tepër, kjo analizë trajton edhe praktikat e ndjekura deri më tash nga këto dy institucione dhe trajton mundësinë e ndryshimit të legjislacionit lidhur me kompetencën e hetimit të këtyre rasteve. Poashtu, GLPS do të ofrojë një sërë rekomandimesh lidhur me përmirësimin e situatës aktuale të ndjekjes dhe gjykimit të veprës penale të pastrimit të parave.
Konferenca mbahet nga ora 14:00 në Qendrën e Konferencave “Orion” në Prishtinë dhe do të mbulohet me kamerë nga Ekonomia Online.