Lufta në Ukrainë, sulmet me dronë vazhdojnë në Kiev

Prishtinë | 02 Jan 2023 | 09:40 | Nga Ekonomia Online

Sirenat e sulmit ajror u dëgjuan në Kiev të dielën mbrëma, teksa vazhdoi vala e fundit e sulmeve me dronë dhe raketa nga Rusia.

Një sulm që filloi pak para mesnatës kishte në shënjestër infrastrukturën kritike, tha guvernatori rajonal i Kievit, Oleksiy Kuleba.

Sulmet kanë vazhduar për disa ditë gjatë periudhës së Vitit të Ri. Ndërkohë, Forcat e Armatosura të Ukrainës thanë se 400 ushtarë rusë ishin vrarë në natën e Vitit të Ri në Makiivka, në rajonin e Donetskut të pushtuar nga Rusia.

Autoritetet pro-ruse e pranuan se ka viktima. Por Rusia e refuzoi të konfirmojë numrin e vdekjeve dhe BBC nuk është në gjendje ta verifikojë këtë.

Ushtria e Kievit lëshoi një paralajmërim për sulmet e fundit pak pas orës 01:00 të hënën.

Rusia ka shënjestruar infrastrukturën energjetike të Ukrainës për disa muaj, duke shkatërruar termocentralet dhe duke futur miliona në errësirë gjatë dimrit të ftohtë të vendit, shkruan BBC.

Të ngjashme