Luftë parlamentare rreth korrupsionit

Prishtinë | 09 Qer 2018 | 08:24 | Nga

Qeverisë së Kosovës i është kërkuar që të shkarkojë nga detyra të gjithë zyrtarët e lartë, të cilët kanë aktakuza për keqpërdorim dhe korrupsion nga pozicionet të cilat i mbajnë. Kjo kërkesë ka dalë gjatë interpelancës së kryeministrit Ramush Haradinaj për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në institucione dhe te zyrtarët e lartë, të ftuar tre muaj më parë nga Grupi parlamentar i Vetëvendosjes, shkruan sot Koha Ditore.

Rezoluta 8-pikëshe e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje nuk u hodh në votim për shkak të mungesës së kuorumit. Ajo pritet që të hidhet në votim në seancën e radhës që do të caktohet nga Kryesia e Kuvendit.

Gjatë kësaj interpelance Haradinajt iu kërkua llogari për 53 milionë euro shtesë paguar ndërmarrjes “Bechtel & Enka”, për vazhdimin e monopolit në homologim të kompanisë QAK, për faljen e më pas tërheqjen e vendimit për ambalazhuesit e ujit, si dhe për punësimet partiake nëpër institucione të ndryshme.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme