Luftimet mes Izraelit dhe grupeve të armatosura palestineze po vazhdojnë edhe të martën, ndonëse me ritëm pak më të ulët. Komuniteti ndërkombëtar ka ngritur shqetësime për ndikimin që dhuna po e ka mbi popullatën civile.
Fotografi prekësve janë publikuar nga Gaza dhe Izraeli gjatë ditëve të fundit, me ç’rast raketat kanë shkatërruar shtëpi e ndërtesa tjera e kanë detyruar mijëra njerëz që të kërkojnë strehim në vende tjera.
Agjencitë e njohura të lajmeve dhe kompanitë që merren me foto-reportazhe ndërkombëtare kanë shkrepur fotografi rrëqethëse të familjarëve që vajtojnë për humbjen e më të dashurve të tyre, shkruan Gazeta Express.