Luizi u takua me vjehrrin, babai i Kiarës befason me fjalët: Ku je ti o çapaçul

Prishtinë | 22 Shk 2023 | 11:16 | Nga Ekonomia Online

Emocione të forta kanë ndodhur në shtëpinë e ‘Big Brother’ Luizi ka takuar babanë e Kiarës. Si tha ai takimi ka shkuar mirë dhe se çdo baba mendon se asnjë djalë nuk është është i mirë për vajzën e tyre.

Kurse babai i Kiarës iu drejtua me fjalët çapaçul qe ka bere te qeshin te gjithe e sidomos Luizi qe e ka bere kete fjale te perdoret kaq shume nga te gjithe, Kiara ka rrëfyer dashurinë dhe lidhjen e ngushtë që ka me prindërit e saj.

Vëllai i Madh përgatiti një surprizë të veçantë për të.Moderatorja e emisionit Arbana Osmani, i tha se babai po e pret në oborr. Por duket se surpriza nuk ishte vetëm për Kiarën, por edhe për Luizin.

Ai gjithashtu ka takuar babain e Kiarës. Luizi shprehu para tij dashurinë për Kiarën plot emocionesh.

Ndersa Kiara ka thene se ndjehet shume me e qete qe e mori nje lloj konfirmimi nga familjaret per lidhjen me Luizin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme