Të gjithë insistojnë se ai e di dhe se të gjitha kamerat e dëshirojnë atë në çdo kohë. Kur Luka Donçiq shkoi javën e shkuar në Los Angeles për të luajtur me Dallasin kundër LA Lakers, ai ishte i obliguar për të qëndruar para fotografëve për një kohë para fillimit të ndeshjes.
Gjithashtu, Donçiq në disa momente u ndal kur fotografët i kërkuan t’i bëjnë edhe disa fotografi derisa po nxehej dhe po gjuante para fillimit të ndeshjes. Gjatë këtyre fotografive, Donçiq shkëmbeu edhe disa pasime me gjermanin Dirk Nowitzkin, i cili po e luan edicionin e tij të 21-të në NBA.
E vërteta është se Donçiq ka lënë në hije të gjithë te Dallasi. Nowitzmi, që konsiderohet ndër lojtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave të Evropës, tashmë e ka kaluar pishtarin te brezi i ardhshëm që po udhëhiqet nga Donçiq, e që pritet ta ngrejë nivelin e basketbollistëve evropianë në NBA.
Me vetëm 19 vjeç, Donçiq duket se ka një të ardhme të ndritur në NBA, pasi është i ndjekur nga kamerat si në parket ashtu edhe jashtë tij.