Luka Modric i paguan 1 milion euro për ta shmangur burgun

Prishtinë | 09 Jan 2018 | 11:31 | Nga

Ylli i Real Madridit, Luka Modric, sot (e martë) pritej të paraqitej në gjykatë për ta dëgjuar verdiktin ndaj tij, që pritej të ishte dënim me burg, pas akuzave për dy pika të aktakuzës për mashtrim tatimor në lidhje me të drejtat e imazhit, që datojnë nga vitet 2013 dhe 2014.

Por, mesfushori kroat ka pranuar t’i paguajë 1 milionë euro autoriteteve tatimore të Spanjës.

“El Mundo” raporton se Modric e ka pranuar dënimin dhe në mënyrë vullnetare ka ofruar të paguajë të holla para datës së përcaktuar për të për t’u paraqitur në gjykatë.

Nëse ai do të zgjidhte të vazhdonte me procedurat e gjykatës, do të mund të merrte dënim me burg.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme