Shefi ekzekutiv i Real Madridit, Jose Angel Sanchez, e ka hedhur poshtë mundësinë e largimit të Luka Modriqit në janar.
Kroati është lidhur ngushtë me një transferim në ligën elitare të Arabisë Saudite dhe në atë amerikane.
“Nuk ka negociata zyrtare nga ana e zyrtarëve të Ligës Saudite që përfshin Lukën gjatë janarit të ardhshëm, dhe ne nuk kemi ide për largimin e tij nga ekipi në këtë kohë që po flasim”, ka thënë ai për Arriadiyah.