Lukashenka kritikon Rusinë dhe Perëndimin

Prishtinë | 24 Pri 2018 | 16:19 | Nga

Presidenti i Bjellorusisë, Alyaksandr Lukashenka ka shfrytëzuar adresimin e tij vjetor për të kritikuar Perëndimin dhe Rusinë. Ai ka akuzuar shtetet perëndimore për “nxitje të luftrave tregtare”, ndërkaq Moskën për bllokimin e mallrave të Bjellorusisë në tregun rus.

Në fjalimin në Parlament, Lukashenka gjithashtu ka paralajmëruar Rusinë për “izolim” dhe sinjalizoi se raportet e tensionuara në mes të Moskës dhe Perëndimit, nuk do ta ndalojnë Bjellorusinë që të kërkojnë marrëdhënie më të ngushta me Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara.

Në “situatën e vështirë në të cilën ka hyrë bota, bjellorusët duhet të qëndrojnë të fortë dhe të ruajnë unitetin dhe stabilitetin”, ka thënë lideri autoritar.

Fjalimi i sotëm i Lukashenkas është i ngjajshëm me qëndrimet e mëparshme të tij. Ai ka thënë se solidariteti është i nevojshëm, për të ballafaquar, siç ka thënë ai, kërcënimet ndaj Bjellorusisë që vijnë edhe nga Lindja, por edhe nga Perëndimi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme