Forcat polake kanë përdorur gaz lotsjellës kundrejt emigrantëve që po përpiqeshin të kalonin nga Bjellorusia

Prishtinë | 16 Nën 2021 | 13:36 | Nga Ekonomia Online

Forcat polake kanë përdorur gaz lotsjellës dhe topa uji kundrejt emigrantëve që përpiqeshin të kalonin në vend nga Bjellorusia.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, disa nge emigrantët në kufi hodhën gurë ndaj forcave polake, thotë ministria e mbrojtjes.

Për javë të tëra, mijëra emigrantë, kryesisht nga Lindja e Mesme, janë mbledhur në kufirin e Bjellorusisë në një përpjekje për të hyrë në Bashkimin Evropian.

Bjellorusia është akuzuar për shtyrjen e emigrantëve drejt kufirit në një përpjekje për të destabilizuar BE-në, mirëpo kjo akuzë është mohuar nga vendi.

Marrëdhëniet BE-Bjellorusi janë tensionuar rëndë që kur lideri afatgjatë Alexander Lukashenko shpalli fitoren e diskutueshme në zgjedhjet presidenciale vitin e kaluar dhe u përpoq të heshtte mospajtimin duke shtypur protestat masive dhe duke arrestuar kundërshtarët politikë.

BE-ja vendosi sanksione ndaj Bjellorusisë pas sondazhit dhe së bashku me SHBA-në, do t’i shtojë sanksionet pas krizës kufitare.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme