Lukashenko i thotë Putinit se mercenarët e Wagner-it duan të futen në Poloni

Prishtinë | 24 Kor 2023 | 08:10 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë se kundërofensiva e Ukrainës “ka dështuar”, teksa ka pritur aleatin e tij të ngushtë, udhëheqësin bjellorus, Alyaksandr Lukashenka, për bisedime në Shën Petersburg, të dielën.

“Nuk ka kundërofensivë”, ka thënë Lukashenka, i cituar nga agjencitë ruse të lajmeve.

Putin i është përgjigjur atij, duke thënë se “ajo ekziston, por ka dështuar”.

Ukraina ka nisur kundërofensivën e saj të shumëpritur muajin e kaluar, por deri më tani ka bërë vetëm përparime të vogla kundër forcave ruse të shtrënguara në pozicione, të cilat kontrollojnë më shumë se një të gjashtën e territorit të saj, pas gati 17 muajsh luftë, raporton Reuters.

Të ngjashme