Lulet toksike që nuk duhet t’i mbani në shtëpi

Prishtinë | 02 Pri 2018 | 14:10 | Nga

Nëse disa lule janë “bombula oksigjeni” dhe kanë aftësinë të pastrojnë ajrin, disa lule të tjera janë toksike për ne.

Kontakti me gjethet e luleve rrezikon shëndetin, fëmijët e vegjël dhe kafshët.

Lulja e kastorit, në ndryshim nga vaji që prodhohet prej saj, mund të vendosë seriozisht shëndetin në rrezik. Farat e kësaj luleje përmbajnë një nga substancat më helmuese që njohim. Proteina toksike e lules ricina shkakton dehidratim ,vjellje dhe diarre.

Jargavanët janë toksikë për qentë, macet dhe kuajt. Nëse kafshët e përmendura vihen në kontakt me këto lule, do të përjetojnë simptoma si diarre e të vjella.

Zambaku është një lule e dashur për ne, por nëse keni mace, bëni mirë t’i mbani këto lule sa më larg kafshës suaj shtëpiake. Nëse macja do të kafshonte vetëm një pjesë të vogël të kësaj luleje, mund të ngordhë.

Lulebora përmban një enzimë toksike cianidë, por që pasojat të jenë fatale, kafshët apo njerëzit duhet të tresin një sasi të madhe nga kjo lule.

Oleandra mund të jetë vdekjeprurëse për fëmijën, nëse ky i fundit gëlltit një gjethe apo lule të saj.

Rhododendron and Azalea. Edhe këto lule të bardha barishtore që mund të rriten si shkurre në çdo vend mund të rrezikojnë shëndetin e kafshës suaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme