Policia e Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë identifikuar 11 kartëmonedha false në vende të ndryshme në Kosovë.
Sipas policisë për këto para kanë njoftuar personat që kanë rënë pre e pagesave me këto kartëmonedha.
Madje në një rast në Prishtinë, katër persona të dyshuar kanë blerë gjësende dhe pagesën e kanë bërë me pesë kartëmonedha 100 euro.
Të gjitha rastet e raportuara:
FALSIFIKIM I PARASË
Rr. Fadil Vata, Prishtinë, 10.03.2022 – 14:17. Me 18.03.2022 ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se në marketin ku punon, një i dyshuar ka bërë pagesën me një kartëmonedhë prej 100 € e cila dyshohet të jetë e falsifikuar. Kartëmonedha është sekuestruar për ekzaminim dhe procedura të mëtutjeshme hetimore. Rasti vazhdon të hetohet.
Fsh. Lluzhan, Podujevë, 15.03.2022 – 14:17. Me 18.03.2022 ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se në marketin ku ai është menaxher, ka hasur në një kartëmonedhë prej 100 € e cila dyshohet të jetë e falsifikuar. Kartëmonedha është sekuestruar për ekzaminim dhe procedura të mëtutjeshme hetimore. Rasti vazhdon të hetohet.
Rr. Robert Doll, Prishtinë, 18.03.2022 – 15:40. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se në katër pika të ndryshme të marketit ku ai është menaxher, katër persona të dyshuar kanë blerë gjësende dhe pagesën e kanë bërë me kartëmonedha prej 100 €, të cila dyshohet të jenë e falsifikuar. Kartëmonedhat (5×100 €) janë sekuestruar për ekzaminim dhe procedura të mëtutjeshme hetimore. Rasti vazhdon të hetohet.
Rr. Ukshin Hoti, Prishtinë, 18.03.2022-15:30. Ankuesja femër kosovare, zyrtare në filialin bankar, ka raportuar se gjatë numërimit të një shume parash ka hasur në një kartëmonedhë prej 100€ që dyshohet se mund të jetë e falsifikuar. Kartëmonedha është sekuestruar për ekzaminim dhe procedura të mëtutjeshme hetimore. Rasti vazhdon të hetohet.
Rr. Ukshin Hoti, Prishtinë, 18.03.2022-15:30. Ankuesja femër kosovare, zyrtare në filialin bankar, ka raportuar se gjatë numërimit të një shume parash ka hasur në një kartëmonedhë prej 100€ që dyshohet se mund të jetë e falsifikuar. Kartëmonedha është sekuestruar për ekzaminim dhe procedura të mëtutjeshme hetimore. Rasti vazhdon të hetohet.
Rr. Nënë Tereza, Gjakovë, 18.03.2022 – 11:00. Ankuesja femër kosovar e zyrtare në bankë, ka raportuar se gjatë numërimit të një shume parash ka hasur në një kartëmonedhë prej 100€ që dyshohet se mund të jetë e falsifikuar. Kartëmonedha është sekuestruar për ekzaminim dhe procedura të mëtutjeshme hetimore. Rasti vazhdon të hetohet.
Rr. Nënë Tereza, Gjakovë, 18.03.2022 – 13:40. Ankuesja femër kosovar e zyrtare në bankë, ka raportuar se gjatë numërimit të një shume parash ka hasur në një kartëmonedhë prej 100€ që dyshohet se mund të jetë e falsifikuar. Kartëmonedha është sekuestruar për ekzaminim dhe procedura të mëtutjeshme hetimore. Rasti vazhdon të hetohet.