Lulzim Basha: Shtoni testet, çdo ditë e humbur kushton jetë

Prishtinë | 04 Pri 2020 | 19:09 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i partisë Demokratike, Lulzim Basha nëpërmjet një statusi në facebook është shprehur se duhet të shtohen testet për CoVid-19.

Statusi:

Transparenca dhe informacioni mbi gjendjen reale të infektimeve janë jetike për të ofruar garanci dhe siguri për stafet mjekësore dhe për të gjithë qytetarët.

Testimi është mënyra më e suksesshme që po aplikohet sot për të identifikuar të prekurit nga COVID-19 dhe për të shkëputur zinxhirin e transmetimit.

Prandaj sa nuk është vonë i bëj thirrje qeverisë të shtojë urgjentisht numrin e testimeve dhe të bëjë publike gjithë kapacitetet tona laboratorike.

Çdo vonesë jo vetëm fsheh të vërtetën por do të na kushtojë shumë shtrenjtë!

Sa më pak testime, aq më pak persona të identifikuar, aq më shumë të infektuar, aq më gjatë do të vazhdojë karantina dhe më shumë do të thellohet kriza ekonomike.

Koha për të vepruar është TANI! Çdo ditë e humbur kushton jetë!/T Ch/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme