Lulzim Basha: Zotit mund t’i kem hyrë në hak, por Sali Berishës jo

Prishtinë | 23 Tet 2021 | 14:26 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i PD-së Lulzim Basha tha se ka diskutuar për tre muaj rresht me Sali Berishën për të gjetur një zgjidhje pas shpalljes “non-grata” nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Zotit mund t’i kem hyrë në hak, por Sali Berishës jo. Për tre muaj jam takuar me të. Jam ulur shumë herë me Sali Berishën për të arritur një zgjidhje që nuk e dëmtonte atë dhe as PD-në. Prita që këtë betejë ta bënte personale, për të mos penguar PD-në”.

“Kur nuk veproi atëherë mora vendimin në favor të PD-së dhe demokratëve e mbi të gjitha në interes të Shqipërisë. Deri para dy muajsh nuk kishte asnjë problem me mua, tani jam unë problemi. Nuk kam ndërmend t’i përgjigjem gënjeshtrave flagrante që thuren ndaj meje”, tha Basha.

Të ngjashme