Lulzim Zeneli i bashkohet Fillimit të Ri

Prishtinë | 08 Qer 2017 | 15:58 | Nga

Ish- zyrtari i lartë i Lidhjes Demokratike të Kosovës, një bashkëpunëtor i afërt i Ibrahim Rugovës, dhe ish – deputet i Lidhjes Demokratike të Dardanisë, Lulzim Zeneli i është bashkuar Fillimit të Ri.

Ai është pritur në një takim nga kryetari i PDK-së, Kadri Veseli i cili e ka vlerësuar Zenelin për kontributin që ka dhënë për demokracinë në vend për disa vjet.

Ai ka graden profesor doktor.

“Pata kënaqësinë të mirëpres në ekipin e Fillimit të Ri Prof. Dr. Lulzim Zenelin, bashkëpunëtorin e afërt të ish presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugova, njëherësh ish nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Dardanisë. Fillimi i Ri është platformë qeverisëse për bashkimin e të gjithë qytetarëve, pa dallim përkatësie partiake. Ftoj të gjithë intelektualë t’i bashkohen koalicionit të madh, koalicionit të fitores. #FillimiRi”, ka thënë Veseli në një postim në Facebook.

Image

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme