Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka thënë se me Kodin e ri të Procedurës Penale, serbët e akuzuar për krime të luftës në Kosovë nuk mund të hetohen dhe gjykohen në mungesë, për shkak se konsiderohet shkelje e të drejtave të akuzuarit, raporton Ekonomia Online.
“Prokuroria Speciale e Kosovës i trajton si kompetencë edhe krimet e luftës, ne e kemi formuar departamentin për krime dhe gjate vitit të kaluar kemi pasur 23 raste dhe kemi dy prokuror. Sa i përket gjykimit në mungesë me Kodin e ri të Procedurës penale nuk mund të gjykohet një person në mungesë sepse konsiderohet se shkelen të drejtat elementare të njeriut, sepse duhet t’i jepet e drejta të mbrohet lidhur me veprat që i ka kry”.
I pyetur për këtë çështje nga Ekonomia Online, Lumezi ka shtuar se duke marrë parasysh që personat që gjenden në Serbi, shteti serb nuk i ekstradon në Kosovë.
Por sipas tij, do të shikojnë mundësitë që në të ardhmen të bëjnë kompromis që disa persona të gjykohen për krimet e luftës me procedurë të përshpejtuar.
“Ne kemi biseduar edhe në takime të mëhershme që ta shikojmë një mundësi që personat që gjenden në serbi dhe ata nuk ekstradohen nga Serbia sepse edhe me kodin e procedurës penale të tyre edhe me kushtetutën tyre edhe ata nuk i ekstradojnë shtetasit e vet kështuqë ndoshta do të bëjmë një kompromis që në të ardhmen ti rishikojmë mundësitë që disa persona vetëm për raste te krimeve të luftës të mund të gjykohen dhe pasiqë të bëhet aktgjykimi i plotfuqishëm dhe personi të kapet nga organet e vendit të mbahet në proces më të shkurtuar”.
Këto deklarata, Lumezi i bëri pas një takimi që bashkë me ministrin e Drejtësisë, Abelard Tahiri, e zhvilloi me kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale.
Ndëra Kryeprokuror i Prokurorisë Speciale, Reshat Millaku, tha se prej 5 prokurorëve të rinj që do të pranohen, një prej tyre do të merret me krimet e luftës, duke shtuar në tre numrin e prokurorëve që merren me këtë çështje, raporton EO.
“Deri tash kemi pasur dy kryeprokurorë për krime të luftës, kanë qenë nga EULEX-i dhe UNMIK-u prej vitit 2014 na u janë dhënë në kompetencat vetëm për lëndë që na i ka dhënë EULEX. Nuk mund të bëjnë aktakuza sepse Ligj i procedurës penale nuk lejon të bëhet akuzë për person në mungesë”.
“Mendojmë që ta emërojmë edhe një prokuror për krime të luftës. Jemi të stërngarkuar me lëndë nga sfera të ndryshme”.
Këto deklarata, Lumezi i bëri pas një takimi që bashkë me ministrin e Drejtësisë, Abelard Tahiri, e zhvilloi me kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale.