Shqipëria, Maqedonia dhe Kosova janë vendet me numrin më të madh të luftëtarëve nga Ballkani që i janë bashkuar ISIS-it. Por tashmë realiteti ka ndryshuar. Në një intervistë për Vizion Plus, kryeprokurori i Aleksandër Lumezi thotë se prej një viti e gjysmë nuk ka shkuar asnjë qytetar në Lindjen e Mesme.
“Në kohen e fundit nuk ka shkuar asnjë kosovar në vatrat e luftës në Siri apo Irak. Ne kemi ngritur 28 aktakuza për 58 të dënuar dhe prej 1 vit e gjysmë nuk ka shkuar asnjë kosovar në luftë. Kosova ka bashkëpunim shumë të mirë me Shqipërinë dhe fakti tregon se para disa muajsh prangosën disa shtetas në Shqipëri dhe në Kosovë, të dyshuar se do të kryenin akte terroriste”, ka thënë Lumezi.
Aleksandër Lumnezi shprehet i sigurt se institucioni i tij do të jenë në lartësinë e duhur për të mos ndryshuar vullnetin e qytetarëve.
“Institucionet e drejtësisë se bashku me KQZ-në kanë bërë një plan të veprimit për të pasur zgjedhje të mira dhe të drejta për qytetarët e Kosovës. Shpresoj se do të respektohet vullneti i qytetarëve tanë”, u shpreh Lumezi.
Në ditën e dytë dhe të fundit të konferencës ndërkombëtare të organizuar nga prokuroria e përgjithshme u diskutua mbi luftën hundët krimit të organizuar, terrorizmit dhe krimit kibernetik.