Lumezi dhe Mehmeti diskutojnë për avancimin e bashkëpunimit ndërinstitucional

Prishtinë | 01 Shk 2021 | 15:14 | Nga Ekonomia Online

Prokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka pritur në takim pune Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, me ç’rast kanë diskutuar për tema me interes të përbashkët institucional.

Kryeprokurori Lumezi dhe Drejtori Mehmeti kanë shprehur gatishmërinë e ndërsjellë për avancimin e bashkëpunimit ndërmjet Prokurorit të Shtetit dhe Policisë, në funksion të fuqizimit të luftës kundër kriminalitetit.

Po ashtu, pjesë e diskutimeve në këtë takim ishte edhe koordinimi për mbarëvajtjen e procesit të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Republikën e Kosovës, në mënyrë që të sigurohet një proces i pacenueshëm, demokratik dhe me integritet.  

Më këtë rast, Kryeprokurori i Shtetit dhe Drejtori i Policisë, kanë nënshkruar memorandum të bashkëpunimit lidhur me “Procedurën  Standarde të Veprimit”, qëllimi i të cilit është specifikimi i veprimeve të përbashkëta standarde në mes të Prokurorisë së Shtetit dhe Policisë së Kosovës, ku parashihet ndërmarrja e veprimeve konkrete në të gjitha rastet që ndodhin gjatë procesit të parakohshëm zgjedhor.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme