Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi ka pritur sot në takim kryesuesin e Bordit të Drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP), Petrit Gashi, së bashku me drejtorin menaxhues, Ekrem Hajdari dhe bashkëpunëtorët e tij, ku kanë biseduar për çështjet e privatizimit dhe uzurpimeve të pronësisë ose pasurisë shoqërore.
Në fokus të takimit mes kryeprokurorit Lumezi dhe drejtorit Gashi, ka qenë lirimi i pronave dhe objekteve të uzurpuara dhe angazhimi për lirimin e tyre nga uzurpatorët.
Po ashtu, kryeprokurori Lumezi, edhe një herë i ka njoftuar mysafirët se është i përkushtuar që të gjitha rastet që kanë të bëjnë me privatizimin dhe uzurpimin e pronësisë shoqërore do të trajtohen me prioritet.
Ky takim ka shërbyer edhe për identifikimin e rasteve për të cilat Prokurori i Shtetit do t’i ndërmerr të gjitha veprimet e duhura ligjore, që janë në kompetencë të Prokurorisë.