Lumezi: Jemi duke hetuar raste të nivelit të lartë të korrupsionit

Prishtinë | 18 Nën 2016 | 11:37 | Nga

Kryeprokurori i shtetit, Aleksander Lumezi, ka thënë se duhet të bëhet një analizë mes perceptimit të qytetarëve dhe gjendjes reale. Ky perceptim, sipas tij ka ardhur si pasojë e mos luftimit të korrupsionit të nivelit të lartë dhe pasurimin e shpejtë të disa zyrtarëve.

“Korrupsioni është i dëmshëm për shoqërinë dhe ka pasoja të mëdha. Për të arritur rezultate më të mira kundër krimit dhe korrupsionit kemi nevojë për shtim të numrit të prokurorëve . Deri në vitin 2010 nuk ka pasur ndonjë rast të nivelit të lartë të korrupsionit, ato kanë ardhur pas vitit 2010 ato kanë ardhur pas 2010 ku kanë qenë pjesë edhe ndërkombëtarët. Tani për herë të parë ne jemi duke hetuar raste të nivelit të lartë të korrupsionit”, ka thënë Lumezi.

Kryeprokurori ka thënë se janë hetuar zyrtarë të lartë, kryetar komunash, drejtorë të bordeve, deputetë e prokurorë.

Këto komente, Lumezi i bëri në mbledhjen e Këshillin Kombëtar Kundër Korrupsionit, të thirrur nga Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme