Kryeprokurori i shtetit, Aleksandër Lumezi, ka thënë se do të kërkojë ndihmë nga ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, për hetimin e vdekjes së Astrit Deharit.
Kështu ka thënë ai duke theksuar se e njëjta prokurori do ta hetojë rastin, sepse kompetenca territoriale është e Prizrenit, raporton arbresh.info.
“Kemi kërkuar prej Ambasadës Amerikane që të na sjellin ndonjë prokuror apo dikë që mund të na ndihmoj në hetimin e këtij rasti, në mënyrë që ta zbardhim të vërtetën”.
“E njëjta prokurori do ta hetoj rastin, sepse kompetenca territoriale është e Prizrenit, dhe s’mundet ndonjë prokurori tjetër. Por do ta kërkojmë edhe ndihmën ndoshta të partnerëve ndërkombëtar me na ndihmua në hetimin e këtij rasti”.