Kryeprokurori shtetit Aleksandër Lumezi, ka folur para gazetarëve rreth dyshimeve për manipulimin e provimit të jurisprudencës.
Në konferencën e organizuar nga AGK, ku u prezantuan raporti në lidhje me lirinë e medieve dhe sigurinë e gazetarëve, Kryeprokurori i shtetit tha se për këtë dyshime tashmë kanë përfunduar hetimet, raporton Ekonomia Online.
Lumëzi ka ftuar gazetarët që të mos shpifin e merren me deklarata të personave që janë dënuar për korrupsion duke iu referuar akuzave të ish-kreut të Gjykatës Kushtuese, Enver Hasani.
“E kemi një raport zyrtar të një institucioni të republikës se Kosovës prokuroi e shtetit e kanë hetuar këtë situatë kanë marrë një vendim që dosja e krye nuk ka qenë e manipuluar në asnjë mënyrë, ku duhet ta dini mediumin tuaj e ka thirrur një njeri që është dënuar më aktgjykim dënues, dhe ditën e nesërme është thirr për dënimin tij, por tema kryesore ka qenë kjo nuk është korrekte nga mediumet serioze një i dënuar që ka qenë i dënuar për korrupsion në universitet dhe gjykatë”.
“Unë e kam regjistrin ku e kam dhënë provimin e jurisprudencës, gazetarët kanë manipuluar me dokumentacionin që është në arkivin e Kosovës, dhe nuk dihet emri i personit që e ka dorëzuar dhe pranuar at dokumentacion”.
“E kuptoj gazetarinë, nuk është e kuptueshme që në edicionin kryesor të lajmeve ku duhet të jepen lajmet e ditës lajmi i parë për prokurorinë e shtetit, e dyta për ardhjen e pjesëtarit të NATO-s , gazetarët duhet të jenë më profesionist për këto gjëra, mos të shpifin”.
Lumezi ka pranuar se emri i tij është fshirë në dosjen e provimit, por thotë se kjo u ka ndodhur edhe personave të tjerë.
“…është e vërtetë fshirje të emrit jo vetëm në dosjen time, por edhe është shkruar emri i një personi gabim, dhe e kane shkruar emrin tim, dje këtë e ka sekretar i komisionit dhe profesorët që kanë qenë në atë kohë që me kanë pyetur mu, gjëja më e rëndësishme është procesverbali për dhënien e jurisprudencës , që tregon se cilat janë pyetjet më janë parashtruar”.
Ai ka sqaruar se kur e ka dhënë provimin dhe proceduar që janë ndjekur.
“Në riprovim kam hy me 25 dhe 26, shumë juista e kanë dhënë provimin e jurisprudencës prej orës ora 3 pasdreke deri pasmesnate dhe jemi pyetur edhe mbas orës 24. E kam dhënë provimin në mesnatën 25 që përputhët edhe më certifikatën e time”.
Sipas tij, e gjithë kjo fushatë kundër tij po bëhen nga persona e grupe të caktuar që kanë degradimin e prokurorisë së shtetit
“Këtu kemi të bëjmë më një grup që është i strukturuar i organizuar të rrënohet dinjiteti i prokurorit të shtetit dhe gjithë sistemit prokuroria”.