Lumir Abdixhiku nuk është në dijeni se Xhafer Gashi ka dhënë dorëheqje nga të gjitha funksionet e tij në LDK

Prishtinë | 09 Nën 2025 | 20:56 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku nuk ka qenë në dijeni se kandidati i tyre për  kryetar të Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi ka dhënë dorëheqje nga funksionet e LDK, raporton Ekonomia Online.

“Nuk jemi në dijeni për zhvillimet e tilla, por edhe njëherë themi se kemi garuar në 9 komuna, sonte kemi fituar 5 sosh jo të gjitha dhe raundin e parë kemi fituar 2 të tjera, që do të thotë se në  gjithsej kemi 7 komuna, përfshirë edhe kryeqytetin që në garë elektorale është më e rëndësishme”, deklaroi Abdixhiku në konferencën për media që pati bashkë me kandidatin për kryetar të komunës së Prishtinës, Përparim Rama.  

Të ngjashme