Anëtarja e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, përmes një statusi në ‘Facebook’, ka thënë se nuk do ta mendonte se Qeveria e shtetit tonë nuk do ta shënonte Ditën e Kushtetutës së Kosovës.
Sipas saj Qeveria nuk e konsideron të rëndësishme ditën e Kushtetutes.
Kush do ta mendonte, që do të vijë dita që Qeveria e shtetit tonë nuk do ta shënonte Ditën e Kushtetutës së Kosovës?! Asnjë fjalë urimi Kryeministri Kurti; asnjë fjalë asnjëri nga ministrtat. Qeveria nuk e konsideron të rëndësishme Ditën e Aktit më të lartë shtetëror në bazë të të cilit rregullohet shteti ynë’’, ka shkruar ajo.
Postimi i plotë:
Kush do ta mendonte, që do të vijë dita që Qeveria e shtetit tonë nuk do ta shënonte Ditën e Kushtetutës së Kosovës?! Asnjë fjalë urimi Kryeministri Kurti; asnjë fjalë asnjëri nga ministrtat. Qeveria nuk e konsideron të rëndësishme Ditën e Aktit më të lartë shtetëror në bazë të të cilit rregullohet shteti ynë.
Kryeministri Kurti dhe asnjë nga ministrat nuk e ka thënë asnjë fjalë urimi sot, ngase ata janë të vetëdijshëm që e kanë SHKELUR në mënyrë flagrante këtë akt.