Lushaku-Sadriu kërkon dorëheqjen e Nagavcit: Për blerjen e librave nga prindërit buxheti mund të shkojë mbi 2 milionë €

Prishtinë | 22 Gus 2023 | 10:14 | Nga Gresë Alija Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetarja e forumit të gruas të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Jehona Lushaku-Sadriu, ka kërkuar dorëheqjen e ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, pasi që tekstet shkollore duhet të blihen nga prindërit e më pas do të rimbursohen nga Ministria.

Sipas saj, mos sigurimi i teksteve shkollore për nxënësit është dështimi i radhës së Qeverisë, dhe kjo sic thotë ajo po ndodh për herë të parë në historinë e Kosovës.

Ajo sqaroi se ndonëse është menduar që të kursehen buxheti i shtetit vetëm do të rëndohet deri ne 20% e shumë mund të kalojë 2 milionë euro sa ishin planifikuar.

“Sot i’u kemi ftuar për të shprehur qëndrimin e LDK për qasjen e Qeverisë për dështimin e sigurimit të teksteve mësimore për nxënësit. Është e pa precedent se 10 ditë para fillimit të vitit shkollor MAShT ka bërë të ditur se nuk janë siguruar tekstet për vitin 2023-2024, kjo ndodh për herë të parë në historinë e Kosovës dhe fëmijët mbesin pa tekste. Qeveri e Kosovës ka vendosur që të i’u bart përgjegjësin prindërve për blerjen e teksteve”.

“Sigurimi i teksteve shkollore dhe shpërndaj e tyre falas është e paraparë me ligjin në fuqi, ku thotë se tekste shkollore duhet të ofrohen dhe sigurohen falas, kjo Qeveri me këtë vendim i ka ikur përgjegjësin dhe ka shkelur ligjin në fuqi. Blerja me pakicë e librave do ti kushtoj më shumë buxhetit të shtetit. Në bazë të këtyre llogaritjeve çmimi i librave do të dalë 20% më shteret se sa është llogaritur. Qeveria do të paguaj më shtrenjtë rimbursimin e prindërve se sa të blinte vetë librat, shuma mund të shkoj më shumë se 2 milionë se sa është paraparë”, tha ajo.

“Kërkojmë dorëheqjen e menjëhershme të ministres Nagavci, për shkak të keqmenagjimit, shkeljeve sistematike të ligjeve në fuqi, e fillimisht Kushtetutës dhe të anarkisë së krijuar në sistemin e arsimit. Kosova nuk meriton një ministre që ka dështuar në çdo nivel të menaxhoj me arsimin por përfundimisht ka dështuar duke i’u bartur përgjegjësin prindërve”.

Fjalimi i plotë:

Të nderuar përfaqësues të mediave,

Sot, ju kemi ftuar për të shprehur qëndrimin e LDK-së lidhur me vendimin e fundit të qeverisë së Kosovës për tekstet shkollore.

Rasti për të cilin po flasim është një shembull ilustrativ se si qeveria e vetevendosjes e trajton në mënyrë absolutisht të papërgjegjshme arsimin duke e shpërfillur tërësisht nevojën për tekstet shkollore.

Fillimisht, është e paprecedentë fakti që 10 ditë pa filluar viti shkollor, MASHT nuk ka arritur të sigurojë tekstet shkollore për fillim të vitit shkollor 2023-24; kjo ndodhë për herë të parë në historinë e Kosovës, që fëmijët mbesin pa libra shkollor për shkak se ministria ka dështuar të sigurojë blerjen e librave.

E dorëzuar tërësisht përpara paaftësisë së saj për të gjetur një zgjidhje për sigurimin e teksteve shkollore, Qeveria e Kosovës ka vendosur që të ua bartë përgjegjësinë e blerjes së teksteve vet familjeve, duke e ndryshuar metodën e furnizimit me tekstet dhe duke krijuar konfuzitet te prindërit dhe shkollat. Një ndryshim tërësisht procedural, në minutat e fundit, pa një vendim të detajuar e të qartë dhe për rezultatet.

E gjithë kjo situatë dëshmon papërgjegjësinë e kësaj qeverie për të planifikuar saktë buxhetin dhe menaxhuar procesin e sigurimit të teksteve shkollore me kohë, dhe të cilat janë obligim ligjor për ministrinë.

Sigurimi i teksteve shkollore dhe shpërndarja e tyre falas për nxënësit e  niveleve 1 dhe 2  është e paraparë me  ligjin në fuqi dhe si e tillë nuk mund të jetë bazuar në vullnetin momental politik të ministrisë.

Më saktësisht, Ligji Për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës, Neni 26, pika 4 parashihet qartë se: Tekstet shkollore të miratuara nga Këshilli Drejtues në nivelet 1 dhe 2 në bazë ofrohen “FALAS”.

Pra, përveqse paaftësië se qeverisë për menaxhim të kësaj situate, kjo qeveri me këtë vendim i ka ikur përgjegjësisë duke duke i ngarkuar prindërit dhe duke shkelur edhe ligjin në fuqi.

Edhe më i rëndësishëm ështe fakti i përllogaritjes së interesit dhe kostos së këtij eksperimenti. Ministria në emër të kursimit të buxhetit, ka vendosur të zgjedh një variant të ri i cili do të jetë shumë më i kushtueshëm për buxhetin e Kosovës.

Me këtë vendim, qeveria jo që nuk do të kursejë por do të dëshmohet se: blerja me pakicë e librave do të shkaktojë kosto më të lartë për buxhetin e shtetit të Kosovës. Cmimi i librave do të dalë me i shtrenjtë, për shkak se në cmim do të përfshihen:

1. Kosotoja e shitjes me pakicë;

2. Kostoja e distribuimit të librave, si dhe

Kostoja e menaxhimit të ekzekutimit të mjeteve te prindërit.

Këtu nuk po llogarisim angazhimin e prindërve që do të ju kushtojë, posaqërisht në komuna të cilat nuk kanë fare librari. Të gjitha këto kosto nuk kanë qenë të përfshiera në cmimin që duhej ta siguronte qeveria në negociim. Në bazë të këtyre llogaritjeve, çmimi i librave do të dalë minimalisht 20% më shtrenjtë se buxheti i planifikuar.

Pretendimi për caktimin e cmimit tavan nga qeveria është vështirë i realizueshëm ngase kërkon vlerësim për secilin tekst mbi parametra të caktuara. Prandaj, përfundimisht qeveria do të paguaj më shtrenjtë rimbursimin e prindërve sesa të blente vet librat. Shuma mund të shkojë në më shumë se 2 milion euro se në cmimin e buxhetuar nga qeveria.

Kjo nuk është zgjidhje inovative e as për kursim, por që ka ardhur si rezultat i paaftësisë së kësaj qeverie:

Ministria ka dështuar të planifikojë buxhet adekuat për blerjen e librave shkollorë; 2. Ka dështuar të negociojë dhe gjejë zgjidhje për librat dhe 3. Ka vendosur ad hoc për një metodë shumë më të komplikuar dhe pa e ditur se a mund ta realizojë.

Për më tepër është shqetësues diskursi populist i interpretimit të dështimeve të qeverisë në sigurimin e librave. Nuk mund ta prezantosh si më të favorshme – ose kursim buxheti një zgjidhje e cila do të kushtojë më shtrenjtë për shkak të blerjes me pakicë. Ky diskurs përveq se është tendencë për mashtrim e hutim të opinionit është jo i saktë dhe dëmton rëndë qytetarët, taksapaguesit dhe fëmijët tanë. Rezultatet e vetme të këtij diskursi do të matën me vonesat në furnizim me libra dhe me konfuzionin që do të shkakojë për secilën familje; por, dëshmon joseriozitetin dhe tendencën për të rrezikuar qëllimisht furnizimin me libra dhe zhvillimin normal të procesit mësimor.

Kjo qeveri, në vend se të fokusohej në përmirësimin e cilësisë së librave dhe digjitalizimin e tyre në harmoni me trendet ndërkombëtare, ajo zgjodhi që për arësye të paditura t’i ikë përgjegjësisë së saj dhe t’i ngarkojë prindërit e 300.000 nxënësve të Kosovës.

Konstatojmë se kjo qeveri, përkatësisht MASHT ka degraduar sistemin e arsimit në përmasa eklatante duke rrezikuar edhe mbajtjen normale të mësimit. Këso praktika me tendenca të krijimit të anarkisë në sistemin e arsimit kemi parë edhe një vit më parë kur si rezultat I keqmenaxhimit dhe mungesës së vizionit ështe humbur mesim për një muaj e gjysmë në gjithë Kosovën. Miliona orë mësimore nuk kanë arritur të zevendësohen asnjëherë.

Prandaj, në fund, kërkojmë dorëheqjen e menjëhershme të ministres Nagavci për shkak të keqmenaxhimit, shkeljes sistematike të ligjeve në fuqi edhe anarkisë së krijuar në sistemin e arsimit. Kosova nuk meriton një ministre që ka dështuar në cdo nivel të menaxhojë me arsimin, por është dorëzuar duke ua bartur përgjegjësinë prindërve. Një ministere por edhe një qeveri e tillë është e dëmshme për Kosovën, prandaj ikja e saj do të duhej të bëhej menjëherë.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme