Lushtaku s’ka kërkuar që shteti t’i paguajë avokat, shpenzimet hiqen vetëm nëse ka aktakuzë

Prishtinë | 14 Jan 2019 | 13:38 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Drejtësisë (MD), Abelard Tahiri tha se secili person i cili është i thirrur nga Gjykata Speciale ka të drejtë të marrë cilin do avokat, mirëpo shteti nuk do i mbulon shpenzimet e tyre deri sa nuk janë të akuzuar, raporton Ekonomia Online.

Sipas tij, avokati Goeffrey Nice i cili thuhet se do të paguhet deri në 2 e 200 mijë euro në ditë nuk do të paguhen nga buxheti i shtetit pasi që as vetë Sami Lushtaku nuk ka bërë një kërkesë të tillë.

“Nuk kam pasur kërkesa nga këta persona deri sa janë të akuzuar ligji në fuqi nuk mbulon shpenzimet”, tha ai.

Këto komente Tahiri i bëri në një konferencë për media kur foli në lidhje me ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale.

Geoffrey Nice, prokurori që ishte bërë i famshëm në Hagë në betejën e tij ndaj Sllobodan Millosheviqit, është avokat i Sami Lushtakut në Hagë.

Ai ka kërkuar që të paguhet 2 mijë e 200 euro për një ditë duke shtuar këtu edhe biletën e udhëtimit.

Ish-komandanti i UÇK-së, Sami Lushtaku, ka udhëtuar dje drejt Hagës, duke iu përgjigjur ftesës së Gjykatës Speciale.

Ai para gazetarëve ka thënë se nuk e di se në çfarë cilësie do të intervistohet nga Gjykata Speciale. 

“Jo nuk e di, pres me ditë kur të shkoj”, tha Lushtaku.

Lushtaku pritet të japë deklaratën e tij në Gjykatën Speciale ditën e mërkure. Lushtaku ka pranuar se fillimisht do të qëndrojë në Gjermani.

https://www.facebook.com/EkonomiaOnline/videos/371015947042538/

Të ngjashme