Kryetari i degës së PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se bashkë me kandidatin e kësaj partie për Skenderaj Fadil Nura dhe djalin e ish-Presidentit Hashim Thaçit Endrit Thaçi kanë vizituar qytetin duke e theksuar se PDK nuk thyhet kurrë dhe qëndron gjithmonë afër qytetarëve.
Postimi i tij i plotë:
Në Skenderaj, bashkë me Endrit Thaçin, të birin e Presidentit Hashim Thaçi.
PDK nuk thyhet.
S.L