Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Mergim Lushtaku, ka publikuar një fotografi në profilin e tij zyrtar ku shihet bashkë me Besim Gecin, djalin e heroit Osman Geci.
Lushtaku në postimin e tij ka përmendur edhe faktin se Osman Geci ishte daja i Adem e Hamëz Jasharit.
Lushtaku thotë se Besim Geci do t’i qëndrojë besnik PDK’së dhe se e përkrah në këto zgjedhje Fadil Nurën për kryetar të Skenderajt.
Reagimi i plotë:
Në vazhdën e takimeve me mbështetës besnik të Partisë Demokratike të Kosovës, pata kënaqësinë që sot ta takoj Besimin, të birin e Heroit Kombëtar Osman Gecit, dajës së Adem dhe Hamëz Jasharit.
Besimi gjithmonë ka qenë mbështetës i madh dhe i palëkundur i Partisë Demokratike të Kosovës.
Edhe në këto zgjedhje lokale të 17 tetorit, Besimi do t’i qëndroj besnik Partisë Demokratike të Kosovës më nr. #177 dhe kandidatit për kryetar z. Fadil Nura.
E falënderoj nga zemra për mbështetjen e tij, veçanërisht në këto zgjedhje shumë të rëndësishme!