Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, e ka kritikuar Qeverinë e Kosovës lidhur me projektbuxhetin e vitit 2022, duke thënë se nuk ka shifra që do ta përmirësojnë gjendjen në arsim, shëndetësi, gjendjen e pensionistëve, familjarëve të dëshmoreve, se nuk ka shpresë për të punësuarit se do të ketë rritje të pagave, etj.
“Është buxhet i mashtrimit dhe jo i zhvillimit, ashtu si vet Qeveria Kurti. Qeveria ka premtuar se do të rrisin pagat, të ndihmojnë punësimit, bizneseve, të rrisin eksportet, ndërsa në këto shifra të prezantuara asnjë nga këto nuk i ka realizuar. Është rritur kostoja e qytetarëve duke ua vështirësuar jetesën”, deklaroi mes tjerash Lushtaku në foltoren e Kuvendit të Kosovës.