Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku, ka ftuar diasporën t’i vizitojë ambientet e Selisë Qendrore të PDK-së.
Ai ka thënë se së bashku me kolegët tjerë të partisë, do t’i presin bashkatdhetarët deri nesër në ora 17:00.
“Partia Demokratike e Kosovës e ka caktuar Javën e Mërgatës me dyer të hapura për pritjen tuaj, kush dëshiron t’i vizitojë ambientet e Selisë Qendrore të PDK-së. Nga sot e deri më 22 Korrik, në zyrat e PDK-së, prej orës 09:00 deri në ora 17:00 ju presim së bashku me deputetët e PDK-së në Kuvendin e Kosovës dhe me anëtarët e Komisionit për Organizimin e PDK-së në Mërgatë”, ka shkruar ai.