Lushtaku-Jasharit: Ke qenë i vogël në luftë, merru me punët e komunës

Prishtinë | 06 Shk 2018 | 14:35 | Nga

Sami Lushtaku i është përgjigjur akuzave që i bëri Bekim Jashari se Lushtaku i kishte lënë vetëm Jasharët gjatë viteve të 90-ta dhe se ka ikur në Gjermani, raporton Gazeta Express.

“Bekimi ka qenë i vogël atëherë. Unë e respektoj familjen Jashari, e respektoj kryetarin aktual, kështu që i uroj punë të mbarë në komunë dhe i them të mos merret me vitet e ’90-ta”, ka thënë Lushtaku.

I nervozuar nga pamundësia që të zhvillojë punën në kuvendin komunal të Skenderajt, Bekim Jashari akuzon ish-kryetarin Sami Lushtakun se po i orkestron veprimet e asamblistëve. Jo vetëm kaq, kryetari aktual, që është djali i Hamëz Jasharit e ka akuzuar Lushtakun se kishte ikur në Gjermani dhe i kishte lënë vetë babain dhe xhaxhain e tij.

“Mu më befasoi fakti sot se pse 3 këshilltarët e AKR’së nuk erdhën që kanë qenë në seancën e fundit …pse iu bashkëngjiten këtij grupi… se Sami Lushtaku nuk më befason aspak, Sami Lushtaku edhe babën edhe migjen tem në 93’tën i ka lon, 5 vite ka ik në Gjermani. S’më befason ai, sepse është po ai Samia që ka qenë atëherë” ka thënë Jashari më herët në një konferencë.

Ish-kryetari i Skenderajt foli edhe për bllokadën në kuvendin komunal që Jashari po e përmend. Lushtaku tha se ai nuk ka asnjë përgjegjësi në komunë prej që nuk është më kryetar dhe se asamblistët veprojnë krejt të pavarur në kuvend.

“Nuk jam kryetar i komunës. Jam kryetar veç i degës së partisë dhe asamblistët veprojnë të pavarur. Unë nuk bllokoj dhe nuk jam i prirë të bllokoj”, ka thënë Lushtaku.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme