Komisioni i Kuvendit për Qeverisje Lokale, Administratë Publike, Zhvillim Rajonal dhe Media.
Kryetari i Komsionit, Mërgim Lushtaku ka thënë se kanë mirëpritur deputetin Benjamin Kiagama nga Afrika Qëndrore.
“E kemi mirëpritur dhe kemi bashkëbiseduar për marrëdhëniet e mira mes dy shteteve që kemi ndërtuar edhe në të ardhmen ti forcojmë keto lidhje në aspektin e bashkëpunimit të marrëdhënieve ndërkombëtare.
Ai tha se ky takim ishte i një arsye të veçantë sepse nëpër media ka qarkulluar që Afrika Qëndrore ka tërhequr njohjen ndaj Kosovës.
Mirpo këtë lajm e demantoi deputeti Kiagama i cili tha se asnjëherë nuk kanë tërhjekur njohen ndaj Kosovës.
“E mirëpritëm takimin për një arsye të veçaatë sepse kanë qarkulluar nëpër media se Republika e Afrikës Qendrore ka tërhjekur njohjen ndaj Kosovës ndërsa Kiagama tha se asnjëherë nuk kanë tërhjekur njohen ndaj republikës së Kosovës përkundrazi vet vizita e tij tregon besueshmërinë që Afrika dëshiron të rrisë bashkëpunimin mes dy vendeve dhe do të ketë edhe takime të tjera”.