Lushtaku: Kjo qeveri ka veç propagandë e demagogji, duhet ta rrëzojë populli

Prishtinë | 04 Kor 2023 | 22:55 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, ka thënë se nuk iu frikësohen zgjedhjeve të reja në vend.

“Në çdo parti politike, sidomos në Parlamentin e Kosovës sigurisht që duhet të jetë gjithmonë e përgatitur që do të ketë zgjedhje sepse për një politikan të mirëfilltë besoj që çdo ditë është fushatë”, ka thënë Lushtaku në Debat Plus.

Lushtaku ka thënë se video e sotme e LVV-së është si çdo video tjetër , duke e konsideruar atë propagandistike.

“Këtë qeveri mund ta rrezojë vetëm populli. Kjo qeveri nuk ka asgjë tjetër pos propagandë, demagogji dhe me këtë qeveri nuk mund të ecim përpara si shtet dhe si Kosovë”, ka shtuar ai.

Të ngjashme