Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Mërgim Lushtaku, tha se Gani Jakupi i angazhuar si ekspert i jashtëm, nga Ministria e Punëve të Jashtme me pagë prej 7 500 euro, nuk është i vendim i arsyeshëm, raporton Ekonomia Online.
Ai madje tha se të njëjtin nuk e njeh askush, duke shtuar se pagën e tij nuk e marrin pesë deputetë të Kuvendit. Ai tha se vet kryeministri Kurti kishte proklamuar se do ta kursejë buxhetin, por 100 këshilltarët që ai ka i kushtojnë buxhetit të shtetit 100 mijë euro në muaj.
“Nuk ka asgjë më shumë, nuk e njeh as publiku besoj 99%, nuk e njohin ndoshta vetëm 0.01% e njohin e ata që e kanë ngarkuar me këtë përgjithësi është e turpshme si një ekspert nëse mund të jetë ekspert se nuk e di as CV e tij por edhe eksperti më i madh nuk mund të paguhet me para kaq të mëdha me këtë shumë kaq të lartë. Pesë deputet nuk marrin këtë pagës sa i merr një ekspert i Ministrisë së Punëve të Jashtme”.
“Nuk e di çka ka të veçantë ai ekspert po besoj që duhet me dhënë llogari së pari Qeveria Kurti jo vetëm një ministreshë sepse ka proklamuar që nuk do të keqtrajtojmë buxhetin nuk do të ketë gjakderdhje financiare nëpër institucione, ndërsa po shihet që çdo ditë po ka ekspertë të ndryshëm këshilltarë të ndryshëm. Mbi 100 këshilltarë ka vetëm Qeveria dhe kabineti i Qeverisë Kurti. Të gjithë Kosovës dhe qytetarëve të Kosovës po u kushton kjo jo më pak se 100 mijë euro në muaj”.
Gani Jakupi merr 7 500 euro pagë mujore nga Ministria e Punëve të Jashtme. Ai jeton në Spanjë por është angazhuar nga ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami, si këshilltar i jashtëm për çështje kulturore dhe mediatike.