Kandidati për deputet në Partinë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku, ka vizituar sonte strukturat dhe simpatizantë të këtij subjekti në komunën e Drenasit.
Sipas tij, qytetarët e Drenasit, janë bindur që me PDK-në, mund të rimëkëmbet shteti në politikë, ekonomi e shëndetësi.
”Sot, pashë një mobilizim të jashtëzakonshëm të mbështetësve të devotshëm të Partisë Demokratike të Kosovës në Drenas.
Të gjithë janë më të gatshëm se kurrë të angazhohen për fitoren e PDK-së me 14 shkurt. Madje, janë të bindur se vetëm me qeverisjen e Partisë Demokratike të Kosovës mund të rimëkëmbet shteti në aspektin politik, ekonomik dhe shëndetësor.
Kosova është stabile vetëm me Partinë Demokratike të Kosovës në qeverisje!”, shkruan ai në facebook.