Kryetari i degës së PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku, ka kujtuar 24 Marsin, duke thënë se me ndërhyrjen e saj NATO përdori forcën në mbrojtje të humanizmit dhe të drejtave të njeriut.
Tutje ai thotë se orientimi si Ushtri Çlirimtare e Kosovës ka qenë gjithmonë i drejtë, pro lirisë e demokracisë dhe kundër shtypjes e barbarisë.
Postimi i tij i plotë:
24 Marsi i vitit 1999, shënon fillimin e fushatës së bombardimeve të NATO-s ndaj caqeve serbe në Kosovë e Serbi. Me ndërhyrjen e saj ushtarake në Kosovë, NATO-ja përdori forcën në mbrojtje të humanizmit dhe të drejtave të njeriut.