Sami Lushtaku i përgjigjet Hagës, s’e di në çfarë cilësie u ftua

Prishtinë | 13 Jan 2019 | 12:25 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ish-komandanti i UÇK-së, Sami Lushtaku, ka udhëtuar drejt Hagës, duke iu përgjigjur ftesës së Gjykatës Speciale, raporton Ekonomia Online.

Lushtaku, i cili është nisur rreth mesditës për në Hagë, është përshëndetur me familjarët dhe miqtë e tij.

Ai para gazetarëve ka thënë se nuk e di se në çfarë cilësie do të intervistohet nga Gjykata Speciale.

 “Jo nuk e di, pres me ditë kur të shkoj”, tha Lushtaku, raporton Ekonomia Online.

Ai ka pohuar se ka marrë telefonata nga shumë miq të tij., përfshirë dhe presidenti Hashim Thaçi.

“Pse është e ndalume? Të gjithë miqtë e mi shokët e mi, më kanë kontaktu”, u shpreh Lushtaku.

Lushtaku për në Hagë do të shoqërohet nga djali i tij Mërgim Lushtaku dhe deputeti i Kosovës, Milaim Zeka.

Ky i fundit tha se po shkon për shoqërim të Lushtakut, duke shtuar se beson në pastërtinë e luftës së UÇK-së.

“Me vetë dëshirë po e shoqëroj gjeneralin, Sami Lushtaku. Unë besoj në luftën e pastër të UÇK-së”, u shpreh Zeka para medieve në aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”.

Ndërsa ish – komandanti tjetër i UÇK-së, Rrustem Mustafa, do të udhëtojë drejt Hagës, në orën 14:35. Lushtaku pritet të japë japë deklaratën e tij në Gjykatën Speciale ditën e mërkure, ndërsa Rrustem Mustafa ditën e hënë.

Lushta ka pranuar se fillimisht do të qëndrojë në Gjermani.

https://www.facebook.com/EkonomiaOnline/videos/293443908188105/

Të ngjashme