Lushtaku: Pjesëmarrja gjithëpopullore është mesazhi më i mirë se historia nuk rishkruhet

Prishtinë | 02 Pri 2023 | 18:55 | Nga Ekonomia Online

Ish-gjenerali i UÇK-së, Sami Lushtaku, ka publikuar disa fotografi pas përfundimit të “Marshit për Drejtësi”.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se një marsh madhështor në mbrojtje të luftës së UÇK-së dhe krerëve të saj me pjesëmarrje gjithëpopullore është mesazhi më i mirë se historia nuk rishkruhet.

Postimi i plotë:

Një marsh madhështor në mbrojtje të luftës së UÇK-së dhe krerëve të saj me pjesëmarrje gjithëpopullore është mesazhi më i mirë se historia nuk rishkruhet dhe se Liria ka emër – UÇK!

Të ngjashme