Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, vlerëson se buxheti i miratuar gjatë javës në lexim të parë nuk është buxhet që zhvillon vendin ekonomikisht.
Ai shprehet skeptik sa i përket shpenzimit të buxhetit për vitin e ardhshëm, që në vlerë totale është 3.212 miliardë euro.
“Qeveria në vitit 2022 nuk ka qenë e gatshme të realizojë buxhetin e vetë, e njësoj pritet të veprohet edhe më 2023”, është shprehur ai në emisionin e ekonomisë, Portofol, në Klan Kosova FM.
Deputeti nga partia më e madhe opozitare ka mëdyshje edhe sa i përket zbatimit të Ligjit të Pagave, që pritet tash e sa të dërgohet në Kuvend.
“E kemi pasur premtim nga Lëvizja Vetëvendosje se do të miratohet dhe implementohet ky ligj dhe si i tillë nuk u bë dhe nuk mendoj që as viti 2023 do të jetë vit i implementimit të Ligjit për Pagat”
Një çështje tjetër që e ka komentuar ai ligji për çmimet tavan për produktet bazë për të cilin ka thënë se është kundërkushtetues.