Lushtaku reagon për diskriminim e Skenderajt: E kam pritur nga Kurtoviqi!

Prishtinë | 12 Dhj 2023 | 21:26 | Nga Ekonomia Online

Nënkryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, ka shprehur mllefin ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për diskriminimin e komunës drenicase, saqë mbiemrit të tij ia ka vënë një mbaresë sllave.

Qeveria e Kosovës në ndarjen buxhetore për komunat për vitin e ardhshëm s’ndau asnjë cent për komunën e Skenderajt.

Për këtë Lushtaku mbiemrin e kryeministrit Kurti e shqiptoi “Kurtoviq”.

“Të jem i sinqertë edhe e kam pritur një gjë të tillë nga një kryeministër që është ky Kurtoviqi. Nuk e kam besuar ndoshta më herët, por të diskriminohet kështu një komunë nuk e kisha pritur asnjëherë”, ka thënë ai në ‘Pressing’ të T7.

“E kam thënë edhe më herët, por më duket bashkë i kisha thënë Miladin Popoviq këtij. Diskriminohet komuna, jo vetëm Skenderaj. Çdo komunë që është diskriminuar, është gabim”, ka thënë Lushtaku.

Të ngjashme