Deputeti i PDK-së Mërgim Lushtaku ka thënë se do ta votojë Qeverinë Haradinaj e cila sipas tij do ta sjellë të mirën për qytetarët.
Por Lushtaku tha se paraprakisht ka pasur disa konsultime me degën e PDK-së në Skenderaj në lidhje me emrat e kabinetit qeveritar.
“I kam marrë qëndrimet e tyre dhe jam prapa vendimit të Kadri Veselit. Nëse Kadri Veseli i ka besuar atyre emrave edhe ne i besojmë”, tha Lushtaku.