Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka njoftuar për përmbylljen e projektit të Spitalit të Qytetit.
Haziri e ka falenderuar për këtë projekt, ish-ministrin e Shëndetësisë, Imet Rrahmanin dhe Fejzullahu Berishën.
Gjithashtu, kreu i Gjilanit, ka falenderuar edhe dy arkitektë për projektimin e objektit të spitalit.
Shkrimi i plotë nga Lutfi Haziri:
Shumë i lumtur që po e përmbyllim projektin e Spitalit të Qytetit, në të cilin do të ofrohen 6 shërbime të reja për qytetarët dhe rrjedhimisht do të kemi dyfishim të hapësirave për shëndetësinë primare.
Faleminderit që e solli këtë projekt në Gjilan, ish-ministrit të Shëndetësisë, dr. Imet Rrahmani, sikurse edhe dr. Fejzulla Berishën për angazhimin e madh në jetësimin e tij.
Falëmnderit edhe Rexhep Kadriut e Fadil Beqirit, dy artitektët që i dhanë pamjen dhe e bëne realitet Spitalin!